13-vjeçarja durrsake kryente marrëdhënie me 7 shokët e të dashurit pas videos intime, skandalin e zbuluan prindërit

Një ngjarje e rëndë është kjo e ndodhur në Durrës ku një 13 vjeçare, e gjendur nën presion ka kryer marrëdhënie se*suale me 7 djem, shokë të të dashurit të saj.

E mitura ishte e lidhur me një djalë, e ishin miqtë e tij të cilët i kishin bërë shantazh duke i thënë se nëse nuk kryente marrëdhënie edhe më ta, do t’i bënin publike një video intime të sajën, duke ia hedhur në rrjetet sociale.

Me anë të shantazhit që prej nëntorit deri në janar vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentët në ditë të ndryshme.

Kanë qenë prindërit e saj ata të cilët kanë zbuluar këtë abuzim të rëndë, e më pas e kanë denoncuar në polici.