33 vjecari, humb kontrollin e Range, merr përpara një shtyllë dhe …

Një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përplasur me një shtyllë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, edhe pse drejtuesi i mjetit, 33-vjeçari R.M. ka marrë lëndime të lehta në trup dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme, pa pasur rrezik për jetën.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila nisi edhe hetimet. Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti tip fuoristradë, i cili ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme.