37 protestuesit e opozitës sot në seancë maratonë, familjarët bllokojnë derën e gjykatës

37 të arrestuarit e protestës së opozitës së 13 prillit, do të njihen sot me masën e sigurisë në Gjykatën Penale të Tiranës. Seanca e përcaktuar në orët e para të mëngjesit të sotem, duket se do të jetë maratonë, ndërsa familjarët e të arrestarve kanë mbërritur para dyerve të gjykatës.

Po ashtu në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe ish deputetë të opozitës si Luciano Boci dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi. Kujtojmë se policia shoqëroi 61 persona për veprime të dhushme në protestën e të shtunës, ku 37 prej tyre mbetën në qeli dhe 24 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.