8 vite b.u.rg, Saimir Tahiri mes lotësh, dhe me zë të dridhur: Nuk e mendoja kurrë, në qeli me ata që kam arr.estuar vetë…

Prokuroria ka kërkuar 12 vjet b.u.rg, që konvertohet në 8 vite b.u.rg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, njëjtë edhe për Jaeld Çelën, ish-kreun e Policisë së Vlorës. Kërkesa e Prokurorisë ulet në 8 vite b.u.rg, për shkak se Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar, që rrjedhimisht e ul dë.nimin me 1/3.

Ndërkohë dy vite më parë, në emisionin ‘Opinion’ Saimir Tahiri ka deklaruar se ishte vetëm një hap larg arrestimit dhe mund t’i ndodhte të bënte burg me ata që kishte arrestuar vetë. “Jam një hap larg arrestimit nga Prokuroria. Unë të gjitha këto nuk i mendoja. Të shkoj dhe në qelinë më të largët të burgut dhe do rri aty deri kur të zbardhet e vërteta dh pasi të zbardhet e vërteta do jetë dita ime të merrem me këdo. Prokuroria ka kërkuar diçka për të cilën se ka kërkuar për asnjë që nga ’91.

Po të kisha aleanca me këta të korridoreve unë nuk do arrestohesha sot. Nuk i përkas rracës së tyre. Janë të paprekshëm, të padënueshëm. Kjo është zgjedhja ime.

Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë”, ka thënë Tahiri.