A ju vjen keq o njerëz? Parashikohet me dhimbje se Shqipëria do zhduket, ky vit do jetë vendimtar

Pas një studimi që u publikua disa ditë më parë i cili tregonte se Shqipëria po shkonte drejt zhdukjes me këtë normë tkurrje, sot është Banka Botërore e cila ngre të njëjtin alarm.

Së paku deri më vitin 2050 shqiptarët që do të emigrojnë do të jenë në nivele shumë më të larta se ato që do të zgjedhin të rikthehen për të jetuar në Shqipëri.

Një parashikim i fundit i Bankës Botërore, tregon se për periudhën 2017- 2022 emigracioni neto (diferenca ndërmjet të ikurve dhe atyre që rikthehen) do të jetë-40,000 persona.

Deri në vitin 2047, Banka parashikon që emigracioni neto të vazhdojë me të njëjtat ritme, pra çdo 5 vjet të ikin (neto) nga vendi rreth 40 mijë persona, duke e çuar numrin total të të larguarve (duke zbritur ata që kthehen) në 280 mijë persona.

Me shtesën natyrore të popullsisë që po shkon drejt zeros dhe nivelin e lartë të emigracionit, Shqipëria pritet të tkurret me shpejtësi.