A ndikon gjatësia e *** në fertilitet? Erdhi përgjigja që askush nuk e priste

Shkencëtarët po përpiqen të mësojnë përse meshkujt gjithnjë e më shumë po bëhen më pak pjellorë, në një rritje me ritme të larta të fertilitetit, duke ulur kështu ndjeshëm numrin e lindjeve të fëmijëve, gjë që është provuar të jetë një vazhdimësi e studimeve kërkimore, pasi ka pasur një reduktim të ndjeshëm në numrin e spermës tek burrat gjatë 40 viteve të fundit.

Shkaqet e nfertilitetit janë të shumta dhe ato nuk mund të akuzohen të ndara. Një ndër shkaqet është edhe pirja e duhanit, stresi apo ndotja e mjedisit deri në ekspozimin ndaj toksinave dhe kequshqyerja.

Një studim i zhvilluar së fundmi në Universitetin e Utah nga urologu Dr. Austen Slade gjatë viteve 2014-2017 u përpoq të lidhë gjatësinë e penisit me fertilitetin.

Në mënyrë të veçantë, nga një mostër prej 815 meshkujsh të moshës 18-59 vjeç të shqyrtuara nga studimi, u duk se ata që kishin penis mbi 13.4 cm ishin më pjellore dhe kishin më pak probleme sesa ata që kishin gjatësi penisi më pak se 12.3 cm, të mbledhur.
Shkencëtarët dhe ekspertët më parë besonin se spermatozoidi prodhohet në testikuj dhe jo penis, kështu që gjatësia e penisit nuk ka lidhje me pjellorinë./Përgatiti: ShkodraNews