A po merr h.ak ndaj Bashës me krijimin e partisë së re? Befason Patozi

Tani dihet që ai është drejtuesi i partisë së re krijuar si fraksion i PD.

Koordinatori Bindja Demokratike, Astrit Patozi tha se ky projekt politik në prag të zgjedhjeve lokale është produkt i disa personave.

Por kujdeset të shpjegojë se krijimi i kësaj partie nuk është hakmarrje ndaj PD-së.

Blendi Fevziu: A është një lloj hakmarrje? A është thikë pas shpine?

Astrit Patozi: Jo, nuk mund të jetë. Kam keqardhje për shtëpinë time të dikurshme politike që është katandisur në atë nivel. Unë kam humbur çdo lloj interesi për atë parti. Zoti e ndihmoftë. Unë nuk jam si ata, por i respektoj ata.

Lidhur me pakënaqësitë e shprehura publikisht ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Patozi deklaroi se ai e përzuri nga shtëpia e përbashkët politike, megjithatë shprehet i hapur për të dialoguar me të.

“Ai më ka dëbuar mua nga shtëpia politike. Erdhi, më gjeti, më vrau, më dëboi. Megjithatë, jam i gatshëm të bisedoj me Lulzim Bashën për kauzën tonë. Nëse Lulzim Basha është me kauzën tonë, ne jemi dakord”.