‘A t’ka ra najher me marrë n’gojë najgjo?’, këngëtarja habitet nga gazetari. Ja çfarë ndodhi

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një emision, por ka ngelur komplet e habitur nga një prej pyetjeve që gazetari i ka drejtuar asaj.

“A t’ka ra najher me marrë n’gojë najkon”, e ka pyetur moderatori befas Dafinën, ndërsa ajo shihet mjaft e habitur nga pyetja që i është drejtuar, duke e treguar dukshëm me mimikat e fytyrës se është shokuar nga ajo se çfarë po e pyeste gazetari.

Mirëpo, duke parë reagimin e Dafinës ndaj kësaj pyetje, moderatori e ka sqaruar atë se po e pyet nëse dikush e ka marrë nëpër gojë, domethënë që ka bërë thashetheme për këngëtaren, duke sqaruar keqkuptimin e dukshëm që lindi nga kjo pyetje.