Adi Krasta bën deklaratën që nuk pritej kundrejt Mira Kazhanit: Ku shkojnë këto para…

Mira Kazhani prej disa ditësh është në qendër të vëmendje së portaleve. Shkak u bën përfshirja e saj në një ak.sident në autostradë. Çështjen e ka çuar më tej, gazetari Adi Krasta gjatë emisionit të tij ‘’A Show’’ ka thumbuar që përplasi rëndë një 17-vjeçar. Krasta i është drejtuar nga ekrani Kazhanit duke i thënë:

“Zonja Kazhani ku shkojnë paratë e bashkisë, a mundet që portali Tirana Post të bëjë një analizë se ku shkojnë këto para.’’

Krasta gjatë kohës që i drejtoi këto fjalë Mira Kazhanit ka pasur të ftuar në studion e emisionit të tij, ekspertin e ekonomisë, Pano Soko. Ka qenë Soko ai që  tha se në 4 vjet Erjon Veliaj tha 380 leje ndërtimi, ndërkohë që janë rritur taksat dhe tarifat në kryeqytet. Po ashtu ai shtoi se për mbjelljen e pemëve ka harxhuar 600 mijë dollarë, ndërsa niveli total i investimeve është 22 milion dollarë.

Lidhur me aksidentin e gazetares Mira Kazhani ka pasur një sërë polemikash në rrjet, teksa është përfolur shumë se kryeministri Rama dhe Veliaj kanë ndihmuar gazetaren që ajo mos të marrë dënimin e duhur. Jo më larg se dje Fax Neës pyeti dhe familjarët e të riut, të cilët thanë se gjendja e Nertil Pëllumbit është kritike,  ndërsa ngjarjen ua kishin mbajtur të fshehtë tre ditë me radhë.