Ah i ziu djalë, Fevziu paralajmëron dhëndrin që do i vijë për vajzën

Gazetari dhe moderatori i njohur i ekranit shqiptar, Blendi Fevziu është një baba shumë i përkushtuar dhe që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me dy vajzat e tij, Mishelin dhe Alisin.

Blendi u pyet nga moderatorja Bora Zemani nëse e ka menduar veten si vjehërr.

“Jo se kam menduar, por i keq shumë do jem”, u përgjigj Blendi.

“Çfarë nuk duhet të ketë dhëndri yt i ardhshëm?”, e pyeti Bora.

“Këtë nuk e mendoj, ta zgjedhi vajza, ç’punë kam unë me dhëndrin”, u përgjigj moderatori.