Ai do mbushë 14 vjeç, por kjo sëmundje po e gë.rryen, ndaj sot lëshon apelin për mamanë: Të lutem, unë kam…

Rhys do të mbushë 14 vjeç në 21 shtator, por ka humbur dëshirën për të jetuar. Ai vuan nga një sëmundje shumë e rrallë, që i shkakton pl.agë të vazhdueshme dhe dhi.mbje aq të forta sa e kanë lënë të lidhur në një karrige me rrota.

“Kam jetuar boll” i tha ai nënës së tij në prag të ditëlindjes. Tanya Ëilliams në kulmin e dëshpërimit bëri një apel prekës për gjithë botën: “Ju lutemi shkruajini kartolina urimi fëmijës tim për ta bërë atë të buzëqeshë përsëri”. Dhe ashtu ndodhi.

Qindra shënime po vijnë në shtëpinë e Rhys, që e lanë atë të habitur por edhe të mrekulluar.

Ai mori më shumë se 3000 kartolina nga e gjithë bota, aq shumë sa që një fugon i postes vjen vetëm për dorëzimin e tyre çdo dite.

“Kur Rhys i merr nuk e fsheh dot gëzimin”- tregon e ema, duke thënë se për të lexuar e ndihmon shoku i tij më i mirë.

Një falënderim publik ka bërë për të gjithë ata që shpenzuan pak kohë për kartolinat.