Ai po lutet e përgjërohet/ “Kanë nevojë, mosss”. Ah kjo pamje e tyre të ngjeth mishin, me sytë nga qielli ata shpresojnë se…

Këngëtari shqiptar Ermal Meta me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, lajmëron se do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, e cila u shkatërrua nga tërmeti, që ata të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë.”, shprehet ai në rrjetet sociale.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, ku pati 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara. Deri më tani në spitalin e Traumës 22 persona. 17 ndërtesa u shembën në Durrës dhe Thumanë.