Ai shkon çdo ditë aty ta shohë, prej dy vitesh, me shpresën se ai do kthehet dhe do e përqafojë…(do qani kur ta lexoni)

Në këtë botë, qentë janë ndoshta krijesa që më së miri arrijnë të mishërojnë kuptimin e fjalës besnikëri.

Këto krijesa të mrekullueshme, me pronarin e tyre, formojnë një lidhje të pandashme të besnikërisë, besimit total dhe dashurisë së pakushtëzuar, e cila vazhdon përtej jetës.

Një tjetër dëshmi për këtë është ajo që ndodhi në Nafpaktos në Greqi, ku një qen ka pritur pronarin e tij për pothuajse dy vjet, i cili vdiq pas një aksidenti.

Ishte viti 2017 kur një person me emrin Harris humbi jetën pasi u godit nga një kamion në anën e një rruge. Anëtarët e familjes kishin vendosur aty ku ndodhi aksidenti një pllakë të vogël për ta kujtuar atë, siç është shpesh zakon në kujtesë të viktimave të rrugës.

Fillimisht, aty shkuan për homazhe miqtë dhe të njohurit që lanë lule dhe qirinj, por teksa koha kalonte, ai “altar” mbeti gjithnjë e më tepër i lënë pas dore.

Por qeni i Harrisit ishte i vetmi që shkonte ta shihte çdo ditë duke pritur pa u lodhur për pronarin e tij të dashur që të kthehej tek ai.

Besnikëria e këtij qeni u krahasua nga vendorët me atë të Hachiko, qeni i famshëm Akita që priste pronarin e vdekur për pothuajse 10 vjet në stacionin Shibuya në Tokio të Japonisë.

Harris dhe të njohurit e tjerë janë përpjekur disa herë për të sjellë në shtëpi qenin, por ai stoikisht nuk lëviz nga atje, me besim se një ditë pronari i tij do të kthehet për të. /Përktheu: ShkodraNews