Julia Roberts doli e padepiluar në tapetin e kuq, arsyeja që nuk e mendonim kurrë

Edhe pse e njohim si ikonen e buzëqeshjes më të bukur në botë, një foto e publikuar ne vitin 1999 në premierën e “Nottin Hill”, vëmendjen Julia Roberts e mori tjetër gjë.

Teksa ngriti dorën u pa se sqetullat e aktores ikonike ishin krejtësisht të padepiluara, e këto foto bënë xhiron e mediave asokohe. Roberts vetëm tani ka zbuluar misterin e këtij ‘incidenti’ duke rrëfyer se arsyeja pse ajo nuk hoqi qimet nën sqetulla, për habinë tonë nuk ka të bëjë aspak me feminizmin, apo me një mesazh të fshehur.

Aktorja 51-vjeçare e ftuar në “Bussy Tonight” u shpreh se në të vërtetë ajo nuk e kishte llogaritur mëngën e fustanit që do të ishte aq e shkurtër, pra ajo e ka cilësuar thjesht si një pakujdesi. Gjithashtu ylli i “Pretty Women” pranoi se të pastruarit të sqetullave nuk është një zakon që ajo e bën shpesh.