Aksident i rëndë, humb jetën 50-vjeçari

Një aksident i rende ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bypassin e Tepelenës. Një mjet tip Benz me drejtues 50-vjeçarin Ylli Ruçi ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale, ndërsa 50-vjeçari udhëtonte i vetëm, dhe po kthehej nga puna si roje.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe terreni i keq.

Mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një terren të pashtruar.

Ruçi ishte roja i firmës që po merret me nd/rtimin e Bybassit të Tepelenës.