Aksident i tmerrshëm, humb jetën futbollisti shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare futbollisti i skuadrës së Drenicës, Fidan Gashi.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është dhënë nga skuadra e Drenicës.

Gashi nuk i ka mbijetuar një aksidenti tragjik, teksa ishte aktivizuar tek kulbi për më shumë se 5 vite.

Në një postim në Facebook klubi i Drenicës shkruan:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitesh dhe dha kontribut për klubin afro 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit. Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik, menaxhmetit, futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen të afërmit, miqt dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën tragjikisht. U prefsh në paqe Fidan, ngushllime.”