Aksident tra.gjik në Dobraç. Vd.es nëna, në gjendje kritike vajza shtatzënë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur para pak minutash në Dobrac të Han të Hotit. Dy gra u dërguan në gjendje të rëndë për në spital.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Gjatë rrugës për në spital një prej të plagosurve ka ndërruar jëtë. Viktimë mësohet se ka mbetur Hasije Bajrakurtaj, 52 vjeçe, ndërsa vajza e saj 19 vjeçe, Esmeralda Bajrakurtaj, ndodhet në gjendje të rëndë. E plagosura mesohet se eshte shtatzene.