Aktori anulloi martesën pas 4 ditësh, arsyeja e pabesueshme e ndarjes

Bëri bujë në media pak ditë më parë lajmi se aktori shumë i njohur Nicolas Cage i dha papritur fund beqarisë me të dashurën 19 vite më të re. Në të gjitha mediat e huaja u përhap me shpejtësi lajmi duke qenë se kjo ishte martesa e 4 e aktorit.

Megjithatë të gjithë u habitën teksa katër ditë pas ceremonisë, çifti kërkoi anullim të martesës duke mos dhënë asnjë sqarim për fansat.

Së fundmi, burime pranë çiftit kanë treguar se Nicolas ka paraqitur një kërkesë pranë gjykatës ku kërkon anullim të martesës për arsyen se kur e ka kryer atë ka qenë i dehur.  Ai tha se nuk ishte esëll edhe nuk ishte në gjendje të kuptonte se po martohej me partneren e tij Koike.

“Para se të merrnin licencën e martesës dhe të bënin ceremoninë Cage dhe Koike ishte të dy të dehur. Për shkak se ishte i dehur, kur Koike i kërkoi Cage të martoheshin, ai veproi në mënyrë impulsive dhe ishte i paaftë për të atë që po bënte.”, ka thënë avokati i Cage, teksa ka sqaruar se edhe Koike ka rënë dakord.