Alarm vjen nga mjekët për ujin që pijmë, do sho.koheni çfarë sëmundje po marrim

A e dini se sëmundjet më të mëdha ne i marrim përmes ujit që vjen në cezmat tona? Alarmin e ngrenë mjekët shqiptarë.

Pak ditë më parë një kompani ndërkombëtare për turizmin në bashkëpunim dhe me Qendrat Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, publikuan hartën e shteteve me ujin më të ndotur si një paralajmërim për turistët.

Harta klasifikon 187 shtete të botës ku turistët nuk duhet të pinë ujë nga rubineti në banesat apo hotelet ku janë akomoduar. Mes shteteve ku turistët lajmëroheshin që nuk duhet të konsumonin ujin e pijshëm nga rubineti është edhe Shqipëria.

Ndërkaq, mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha në ëake Up se uji i pijshëm në vendin tonë është shkaktari kryesor i Hepatitit.

“Uji tek ne është mjaft cilësor që vjen në cezma por duke qenë se kanalizimet janë të amortizuara dhe e dyta duke qenë se uji vjen me orar, në kohën kur uji nuk rrjedh krijohet boshllëk dhe duke qenë se shkojnë paralel me tubat e ujërave të zeza ekziston mundësia të ketë një përzierje dhe kjo e ndot e bën pis ujin e pijshëm. Po të mos ishte klorinimi rreziku do ishte shumë i madh.

Duhet të jemi koshient që ne përmes uijit që rrjedh ne cezmat tona përgjithësisht qytetarët nuk janë të sigurt se përmes ujit transmetohen shumë sëmundje infektive disa prej të cilave mjaft të rënda për shëndetin dhe dëmi më i madh është se përmes ujit mund të infektohen mijëra njerëz, grupe të mëdha qytetarësh njëkohësisht. Pra shkaktohen epidemi që rrezikojnë jetën e qytetarëve”.

“Ndër sëmundjet që hasim më shpesh është hepatiti A”, shtoi Pipero./ShkodraNews