Amerika vendos, ja kujt zyrtari të lartë i ndalon hyrjen në SHBA

Një njoftim me rëndësi u bë i ditur në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Aty thuhet se Uashingtoni ka vendosur të ndalojë hyrjen në SHBA të kryeministrit të Çeçenisë, Muslim Khuchiyev.

Kjo është zbatuar sipas një ligji që përcakton sanksione kur ka “informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”.

“Departamenti ka informacion të besueshëm se Khuchiyev ishte i përfshirë në akte të torturës,” tha deklarata.

Edhe gruaja e Khuchijev, Sapiyat Shabazova, gjithashtu u sanksionua.

Departamenti i Shtetit tha se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kohët e fundit arriti në përfundimin se qeveria çeçene ka bërë “shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut”. OSBE i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të mbajë zyrtarët çeçen në përgjegjësi, përfshirë kryeministrin Khuchijev. REL