Anxhelina Hadërgjonaj deklaron se nuk është shqiptare, zbulon shtetësinë e vërtet

Ndonëse prej kohësh nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, Anxhelina Hadërgjonaj mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ndonëse të gjithë e dinin shqiptare, Anxhelina ka treguar sot se në të vërtet shtetësia e saj është amerikane pasi është lindur në SHBA.

Këngëtarja e ka dhënë këtë sqarim pasi pak orë më parë postoi pashaportën amerikane dhe të gjithë e kanë uruar.

“Njerëzit po më urojnë për shtetësinë amerikane. Faleminderit, por ky është lajm i vjetër. Km lindur atje dhe kjo është e vetmja shtetësi që kam dhe kam pasur që nga lindja. Domethënë na duhet pasaportë shqiptare tani”, shkruan Anxhelina.