Apple lëshon iOS 12 për të gjithë, përshpejton iPhone-at

Versioni zyrtar i iOS 12 është lëshuar nga Apple për të gjithë – dhe është i disponueshëm për iPhone 5s dhe të gjitha modelet më të reja të iPhone.
iOS 12 përqëndrohet kryesisht tek performanca e pajisjeve më të vjetra, të cilat do të punojnë më shpejt, duke përgjysmuar kohën e hapjes së një aplikacioni.

iOS 12 mund të instalohet në të gjitha pajisjet që aktualisht punojnë me iOS 11:

iPhone X, iPhone 8 dhe 8 Plus, iPhone 7 dhe 7 Plus, iPhone 6S dhe 6S Plus, iPhone SE
iPhone 6 dhe 6 Plus, iPhone 5S, iPad Pro (9.7-inch, 10.5-inch, dhe të dyja gjeneratat 12.9-inch), iPad (2018), iPad (gjenerata 5)I, Pad Air dhe iPad Air 2, iPad mini 2, 3, dhe 4, iPod Touch (gjenerata 6)