Armina shkaktoi ‘furtunë’, Shkëlzeni bën lëvizjen e papritur

Blogerja Armina Mevlani ia doli të tërheqë vëmendjen përmes postimeve të tipit: “Mua vështirë të më gjesh. Vështirë të më harrosh.”

Nis nga postimet e saj në median online u aludua se çifti i njohur Armina Mevlani-Shkëlzen Berisha janë në krizë dhe mund të ndahen…

Me gjasë, pasi lexoi këto lajme, djali i ish-kryeministrit, juristi Shkëlzen Berisha vendosi sot të postojë një foto me partneren e tij, me diçiturën “për dashamirësit”.

Edhe ndjekësit e tij në Instagram e kanë kuptuar se në këtë mënyrë Shkëlzeni po përgënjeshtron portalet. Sakaq, Armina në komentin e kësaj fotoje shkruan “Dashuria ime”.