Arre.stimi i efektivit të FNSH-së për nga.cmim s*ksual, flet studentja e Juridikut: U shoqërua pa pranga, nuk iu hoq arma

Mëngjesin e sotëm studentë të universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ kanë protestuar para godinës së komisariatit të policisë në Shkodër.

Ata protestuan kundër ab.uzimit dhe dhu.nës, referuar nga rasti i një dite më parë kur një efektiv i FNSH-së u arrestua pasi aku.zohet nga studentët për ngacmim s*ksual ndaj një studenteje dhe një pedagogeje në tualetin e fakultetit.

Një prej studenteve tregon për mediat lokale se momenti i arrestimit ishte formal, ndërsa kishte dy muaj që shihej në ambientet e universitetit.

“Ngjarja ka ndodhur në ambientet e fakultetit të Drejtësisë. Shpresojmë të merret akti parasysh, mos të ndihemi të diskriminuara sidomos në ambientet universitare.

Policia nuk respektoi të gjitha rregullat gjatë arrestimit, nuk iu hoq arma dhe nuk iu vunë prangat.

Sipas studenteve prej dy muajsh resht që ai shfaqej në ambientet e universiteteve dhe sidomos gjatë periudhës së protestave, por dy ditët e fundit u bë më problematik pasi kishte ngacmime me fjalë dhe prekje. Isha personalisht në momentin kur polici ishte në tualet, më pas djemtë na erdhën fillimisht në ndihmë.

Ai reagoi vetëm duke u devijuar. Studentët e tjera të ngacmuara kanë frikën e pasigurisë dhe ndaj nuk marrin përsipër të japin deklarata publike”, u shpreh vajza.