Arti shqiptar në zi, ndërron jetë artisti i njohur shkodran

Një lajm i keq për artin në Shqipëri, artdashësit por jo vetëm. Një zë i artit do t’i mungojë tani skenave shqiptare.

Bëhet fjalë për personalitetin Shkodran Paulin Shtjefni i cili ka ndërruar sot jetë.
Ai ka qenë autor tekstesh këngësh, pjesëmarrës dhe fitues i çmimeve të para në 19 festivale kombëtare të këngës për fëmijë.

Por spikasin edhe krijime të tjera si “Gryka e Kaçanikut”, “Ky marak” etj. Krijimet e tij i botoi në një libër në 2008 me titull “Nje zarf me karajfila”.