Shoferi humb kontrollin dhe godet kalimtarin në Milot, nisen të dy me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot. Automjeti gjatë lëvizjes ka përplasur në rrugë një këmbësor identiteti i të cilit akoma nuk behet i ditur.

Ka qenë një automjet Volkswagen tip “Golf”, që ka përplasur këmbësorin që po kalonte rrugën.

Nga kjo përplasje, këmbësori është plagosur rëndë.

Në aksident është plagosur edhe drejtuesi i mjetit.

Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.