‘B.u.rg’ për Saimir Tahirin, Taulant Balla ‘thy.en li.gjin e Ramës’, tregon publikisht se ish-ministri…

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë i pranishëm sot në Elbasan, ku ka marrë pjesë në konstituimin e këshillit të qarkut.

Gazetarët e pyetën Ballën edhe për deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, se nëse prokuroria akuzon se ka shpenzuar 20 milionë euro në fushatë, atëherë le të hetonte këdo, pa kursyer askënd, duke nënkuptuar kështu edhe kryeministrin Edi Rama.

Pyetja: Një ditë më parë ish-ministri tha se nëse ka hetime të jetë edhe kryeministri?

Taulant Balla: Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë dhe nuk dua të bëj asnjë koment për çështje që janë ekskluzivitet i drejtësisë.