Babai u ekzekutoi nënën dhe tezen, dy fëmijët e mitur i përlotin të gjithë në gjykatë…

Ata janë vetëm 4 dhe 8 vjeç. Janë djali i vogël dhe vajza e madhe e çiftit Gentiana Musta dhe Gazmend Musta. K i fundit pas një debati një ditë pas ndërrimit të viteve ekzekutoi gruan bashkë me motrën e saj.

Sot fëmijët kanë dëshmuar para gjykatës se nuk duan të jetojnë me familjen e babait, por me dajën e tyre, që tashmë ka marrë kujdestarinë e dy minorënëve.

Në seancën e radhës gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, kanë qenë të pranishëm edhe gjyshërit e dy fëmijëve minorenë, ndërsa nuk ka qenë i pranishëm babai, i cili u përfaqësua nga avokati i tij.

Trupa gjykuese dëgjoi vajzën e mitur në prani të psikologes dhe kujdestares së fshatit SOS  ku qëndrojnë prej ngjarjes së 2 janarit të këtij viti.

Vajza nuk ka pranuar të shkojë te gjyshërit nga babai, duke u shprehur se e mbante mend që babai i vrau mamanë dhe tezen.

Ajo ka kërkuar që së bashku me të vëllanë të jetojnë me dajën, familja e të cilit jeton në fshatin Drizar. Gazmend Musta vrau pasditen e 2 janarit bashkëshorten dhe motrën e kësaj të fundit vetëm 18 vjeçe. Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur.