Basha fu.ndos Berishën, deklarata që bëri do i kushtojë shtrenjtë…

Taksa e transferimit të pronës në qeverisjen e PD-së do të jetë 3 %. Ky ishte një nga premtimet që kreu demokrat Lulzim Basha bëri gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, ku u njoh me problemet e shumta, por edhe shpalosi një pjesë të programit të forcës së tij politike. Gjithashtu Basha ka kërkuar ndjesë lidhur me taksën e aplikuar nga qeveria Berisha, duke e cilësuar këtë si një gabim.

“Gabim që e nisem ne, se ne e ccuam taksen e pronës 8%, por këta e dyfishuan. Ne e nisëm, por është koha edhe për të kërkuar ndjesë. 3% do behet taksa e transferimit të pronës”, tha Basha.

Sipas Bashës, 15 përqindëshi mbi pronën, që paguhet sot, është taksa e akullit, ngrirjes së ekonomisë që nuk e lejon të ecë para.

“Trajnimi krahut të punës në shkolla do të bëhet bashkë me biznesin që të rinjtë të dalin të kualifikuar për tregun e punës. Stazhet do të bëhen në bashkëpunim me biznesin që të mos dalin si ufo në tregun e punës por të jenë gati. Ne do të mbështesim stazhet e paguara të punës. Kjo do frenojë dhe emigracionin”, tha Basha.

Në vijim, ai tha se PD është e përkushtuar për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve të barabarta të barazisë përpara ligjit, konkurencës së ndershme, aksesit të barabartë kurdo, veçanërisht në treg, me tenderat, prokurimet publike, në faktorët bazë të prodhimit dhe shërbimeve.

“Paketa që ofrojmë nuk është vetëm ulje taksash, por një sjellje krejt tjetër me biznesin. Një qeveri që tu kuptojë dhe të ju ndihmojë”, theksoi ai.