Basha merr goditjen e madhe nga Shkodra, tradhtohet edhe nga dy aleatë

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ashtu sic i bëri listat ne 2017-ën, në po atë formë po u merr frytet. Lulzim Basha pa diskutimin me të vogël që nuk e kishte menduar ketë fund që sot po përjeton politikisht, ndërsa sheh njëri pas tjetrit se si i thonë po mandatit, pasuesit e listës shumë emërore të zgjedhjeve parlamentare të 2 viteve më parë.

Goditja e radhës i erdhi nga Shkodra ku përnjëherësh i dorëzuan ne KQZ formularët e dekriminalizimit, Zef Shtjefni kryetar i partisë Ora e Shqipërisë dhe Nikolin Staka kryetar i partisë Lëvizja demokratike për Ndryshim.

Ky i fundit madje duket se veprimin e tij e ka paraprirë kur në rrjetin social facebook ka një mori publikimesh të javëve të fundit kundër Bashës. Ndërsa kandidati tjetër Shtjefni spikat me komentet e tij siç është ai i bërë 2 vjet më parë ndaj ish kryetares së KQZ Lefteri Lleshi.

Ky produkt i Bashës tashmë do të jetë në radhët e ligjvënësve te opozitës së re, që do të marrë në dore “fatet” e shumë ligjeve, e do të ngrejë kartonin për të thënë fjalët e vet. Natyrisht që kjo rrjedhje ka qenë një dush përvëlues edhe për degën lokale të PD Shkodër që u pajtua dhe duatrokiti 2 vjet më parë listën e Basha, e sot natyrisht i duhet jo vetëm të heshtë por të nisë shënjestrimin ndaj dezertorëve.

Kjo lojë e nisur do të ketë edhe një fund por më i hidhur duket fundi i Republikës së re Basha që u shkërmoq duke i lënë tek dera me shumë probleme e me pak rrugëdalje edhe vete selisë së PD dhe lidershipit të saj./ShkodraNews/