Befason Salianji: Do të ketë zgjedhje para 30 qershorit

Situata politike në vend ende duket se nuk ka një zgjidhje.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji shprehet i vendosur se zgjedhjet nuk do të mbahen 30 qershor.

Në një prononcim për Ora News, Salianji ka thënë se zgjedhjet do të mbahen para 30 qershorit, ndërkohë që ka shtuar se nëse tentohet të bëhen zgjedhje farsë ata do ti pamundësojnë.

‘Unë besoj se do të ketë zgjidhje para datës 30 qershor dhe nuk besoj që i bllokojmë ne zgjedhjet, por i bllokon Rama. Përderisa tentohen votime pa zgjidhje dhe diktime si në Korenë e Veriut apo si në Shqipërinë e para 90-ës, këto janë bllokime, sepse nuk i lihet mundësia shqiptarëve të bëjnë zgjedhjen. Nëse do të tentohet ne do të bëjmë pamundësinë e kësaj farse, e kësaj çmenduria që Shqipëria e vitit 2019 nuk do ta lejojë. Ne të organizuar nuk do lejojmë që kjo farsë të ndodhë dhe që Rama të shkojë me votim pa zgjedhje në 30 qershor’, tha Ervin Salianji.