Bëri detoks në shtëpi për t’u dobësuar, humb jetën 29-vjeçarja e njohur

Ish-modelja e Playboy, Janna Rasskazova, 29 vjeç, ka humbur jetën pasi ka një ataku ndërsa ishte duke bërë trajtim detoks në shtëpinë e saj në Rusi.

Policia po heton për largimin e papritur nga jeta të modeles, që iu shkaktua pas këtij trajtimi.

Janna Rasskazova, 29 vjeç, gjithashtu një DJ e njohur ruse, pësoi një shok dhe ra në tokë duke humbur jetën menjëherë, ka thënë një burim afër saj.

Shoku i saj ka treguar se specialisti i detoksit që e trajtonte atë në shtëpi mund të mos ketë qenë i vetëdijshëm se ajo ishte duke përdorurilaçe të tjera.

Burime pranë saj thanë se ajo kishte pak ditë që kishte thirrur një specialist për të bërë detoks, pasi “kishte festuar disa ditë” dhe kishte marrë disa kg më tepër./ ShkodraNews/