Bëri namin me makinat, ja kush është “piromani” i qytetit të Elbasanit (foto)

Mario Toçi nga Elbasani mund të cilësohet pa frikë si piromani i këtij qyteti, pasi dyshohet se ka shkaktuar të paktën dje.gien e 9 makinave. 38-vjeçari është vënë në pranga nga ana e Policisë, për shkak se mbrëmjen e djeshme u ka vënë zjarrin dy mjeteve që kanë qenë të parkuara pranë drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Ai u identifikua nga kamerat e sigurisë në zonë, dhe më pas është bërë e mundur dhe arrestimi i tij, ndërsa duket se ka qenë ‘’i fiksuar” pas djegies së mjeteve. Në total sipas policisë ai dyshohet për djegien e 9-mjeteve, të cilat janë realizuar në një hark kohor prej disa muajsh.

Mbrëmë ‘’viktima” të zjarrit të Toçit ishin automjetit tip “Volksëagen” me targa AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiu, i cili është djegur plotësisht.

Ndërkohë, mjeti tjetër tip “Skoda” me targa  AA 702 DL në pronësi të Bledar Hoxha  po ashtu ka përfunduar në flakë për shkak të afërsisë me mjetin tip “Volksëagen”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar  “Zjarrvënësi”. Policia e Elbasanit zbardh ngjarjet në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr të ndodhura në qytetin e Elbasanit. Arrestohet në flagrancë 38 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  në  sajë të një pune të mirë-organizuar dhe  intesive disa mujore, si dhe mbi bazën e  informacioneve të marra  në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan  operacionin e koduar  “Zjarrvënësi”, ku u bë arrestimi në flagrancë i   shtetasit M.T., 38 vjeç, pasi  gjatë natës  në lagjen ” 5 Maji”,  dyshohet se ka djegur me zjarr dy automjete.

Nga  veprimet hetimore të kryera  prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera   të ndodhura më parë në  vende të ndryshme të  qytetit të Elbasanit, rezultoi se  shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor dhe konkretisht:

  • Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.
  • Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.
  • Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .
  • Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i  parkuar para banesës.
  • Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili  ishte i parkuar në rrugë.
  • Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Materialet  hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.