Berisha publikon videon: Arrestohet vëllai i Vangjush Dakos

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook.

Bashkëngjitur videos, Berisha shkruan se është arrestuar vëllai i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Sipas Berishës, ai ka shkelur ligjin e vendosur për mjetet piroteknike.

Në statusin e tij, ish-kryeministri ironizon, duke thënë se për këtë shkak është arrestuar i vëllai i Vangjush Dakos.

Berisha shkruan: Arrestohet vellai i Gjushi! Miq, me urdher te Gjeneral Kanabisit (Vasal Kimikut)arrestohet vellai i famozit Gjush (fake neës) sepse hedh fishekzjarre dhe lende piroteknike te ndaluara nga Edvin Kristaq Urrejtesi dhe Vasal Kimiku. Ne narkoshtet narkoqeveritaret jane ligji vet!!! sb”