Bie Instagram, alarmohen përdoruesit në gjithë botën

Rrjeti më i popullarizuar në botë, Instagram ka ndaluar së funksionuari për disa minuta për miliona përdorues në të gjithë botën gjatë ditës së sotme.

Miliona përdoruesve në të gjithë botën u shfaqej opsioni “5xx server error” duke e bërë të pamundur postimin dhe aksesin në rrjetin social më të popullarizuar.

Raportimet kanë ardhur nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Azia. Probleme të tilla janë të rralla për Instagramin dhe kanë krijuar panik tek ‘të fiksuarit’ pas rrjeteve sociale.

Deri më tani nuk ka sqarime nga rrjeti social për problemin.