Biu, një nga të pasurit e Tiranës bën veprimin që nuk i shkon askujt ndër mend

Personi që shihni ne foton më lart, quhet Hazbi Dervishi, ose Biu dhe është një nga njerëzit e pasur të Tiranës. Ai zotëron disa biznese, por kjo nuk e pengon që të jetë së pari qytetar. Ai ka ndërmarrë vullnetarisht nismën për të mbjellë fidanë  ullinjsh në lagjet e kryeqytetit.

Me Biun na prezanton kompozitori, Sokol Marsi, i cili shkruan:

Ky është Biu! Hazbi Dervishi. Ndoshta njëri prej njerëzve më të pasur në Tiranë! Biu nuk ka makinë, lëviz me biçikletë dhe ka kthyer çdo hapësirë të lagjes në lulishte duke mbjell fidanë ulliri.Gjithçka e bën duke punuar vetë dhe pa ndihmën e askujt! Sot e gjeta duke punuar përpara pallatit tim! Respekt për njerëz të tillë!