“Bombat me dashnorë/e” karta e fundit e politikës së sterruar

Ai…ajo…ata kanë dashnore. Këtë gjë të gjithë e dinë. Të gjithë flasin, por jo të gjithë guxojnë publikisht. Secili e mban në “xhep” këtë kartë të fundit sulmi, duke përgatitur shfaqjen për “bëmat” e amoralitetit.

Kjo lojë-fakt e ka shoqëruar gjithmonë politikën. Tamam si ato gratë e fshatit, që kur s’kanë më argument fillojnë e nxjerrin të palarat e njëra-tjetrës.

Por diçka nuk shkon me këtë diskreditimin, që politikanët marrin përsipër të bëjnë. Jo se është i kulluar moçali i administratës, po në të njëjtat ujra noton edhe politika.

Vetë Monika Kryemadhi “plasi” mbrëmë një “bombë dashnori” për një zyrtare të lartë në Kryeministri.

Ndaj natyrshëm vjen pyetja: Pse pikërëshit në këtë moment Monika sulmon me “kartën e rëndë” për opinionin publik? Në fakt politika dhe zyrtarët e lartë janë të përfshirë në mënxyra më të rënda të korrupsionit dhe krimit, ama kur ju plasen “dashnorë/e”, ateherë diçka rrokulliset.

Me sa duket tashmë që opozita Basha-Monika nuk po ia dalin me aksione dhe kanë hapur shënimet e dashnoreve. Dhe nëse do të vazhdojë çfarë nuk do të dëgjojnë veshët tonë!

Ose Monika e ndjen rrezikun fare pranë dhe po nis hedhjen e gurëve në lumë për krijmin e vorbullave.