Çelësi i lumturisë? Nëse vjehrra juaj është ‘shtrigë”, ja si duhet të silleni me të

Konsiderohet si një nder marrëdhëniet me te vështira dhe te sikletshme, e qe sjell probleme ne bashkëjetese.

Duket se krijimi i një balance është i rëndësishëm pikërisht për të shmangur kështu mëritë dhe zënkat. Mos harro se ti nuk ke përse ta duash me doemos vjehrrën tënde, tek e fundit je martuar me djalin e saj dhe jo me të.

Kështu që përpiqu t’i tregosh edhe bashkëshortit tënd se ti dhe mamaja e tij nuk keni ndonjë marrëdhënie si vajzë e bijë. Gjithashtu duhet të dish se nuk është nevoja të dalësh jashtë mundësive të tua për t’i bërë qejfin vjehrrës tënde..

Nëse marrëdhënia e mirë me të të kushton shumë mundim dhe përpjekje, atëherë mos syno një marrëdhënie ideale por normale. Përpiqu t’ia kuptosh vetëkënaqësinë prej nëne. Thjesht mësohu me idenë që sipas saj ajo është nëna më e mirë në botë, që ka rritur fëmijët më të mbarë në botë dhe askush nuk ka për t’ia kaluar ndonjëherë.

Nëse asgjë nuk funksionon atëherë provo të krijosh distancë. Siç thamë edhe në fillim një marrëdhënie e largët është më e shëndetshme se sa një e tillë plot zënka dhe inate.