Celula te.rr.oriste, Baba Mondi rrëfen gjithçka ndodhi ditën e su.l.mit: Kur na thanë për aktin ndaj nesh…ata sa po hynin…

Kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Haxhi Edmond Brahimaj, ka folur pas zbulimit të celulës terroriste iraniane nga Policia e Shtetit, e cila do të kryente su.l.m te.rrorist në Shqipëri ditën e Sulltan Nevruzit.

Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat, Baba Mondi ka deklaruar se është njoftuar për planin e kësaj celule për sulm terrorist në kohën kur ka qenë duke kremtuar festën e Novruzit në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Ai është shprehur se lajmin e ka marrë pas arrestimit të dy personave jashtë dyerve të Kryegjyshatës, teksa policia i ka pyetur lidhur me këta persona.

Atë ditë keni kremtuar festën e Sulltan Nevruzit, ju njoftoi policia se do të kryhej një sulm?

Ishim në fillimin e kremtimit të festën kur e morëm vesh se do kryheshin akte terroriste ndaj nesh dhe kundërshtarëve të Iranit. Zoti na nderoi që asgjë s’do të ndodhte. U kapën në kohë. Foli dhe Pompeo, se ata ishin për një akt terrorist në Shqipëri. Kjo nuk është pjesë e besimit, por e njerëzve që duan të krijojnë përplasje. Feja islame është feja e paqes dhe dashurisë. I lutem Zotit të kemi sa më pak njerëz të tillë.

Erdhën brenda Kryegjyshatës këta dy persona?

Jo nuk arritën. I kapën te hyrja, pa krijuar incident.

Kemi bashkëpunuar me anti-terrorin. Edhe komunitetet fetare kanë dhënë mbështetjen e tyre.

Selia e Shenjtë e bektashinjve frekuentohet shpesh nga anëtarët e MEK …

Kjo është e hapur, nuk ndalojmë njeri. Nuk kemi marrëdhënie të ngushtë me ta, sepse ne jemi të besimit dhe nuk kemi punë me politikë.

Keni pasur gjë të dyshimtë pas asaj date?

Jo, nuk kemi pasur asgjë të dyshimtë, vazhdojmë punën normalisht.

Kur e mësuat lajmin për sulmin?

Ndodhi pas kapjes së personave. Policia i kishte kapur ata, na pyeti neve kush janë ata. Ne i thamë që ata kanë ardhur si gazetarë dhe jo si terroristë.

A keni një mesazh për këta persona?

Mesazhi im është që të ketë sa më shumë paqe e dashur dhe sa më pak njerëz të tillë. Është forma më e ulët e njerëzimit.