Çfarë brezi po rrisim… 26-vjeçari shqiptar shantazh të mi.turës: S*ks me mua ose do të…

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktim të masës së paraburgimit ndaj një 26-vjeçari, i cili dyshohet se ka sha.ntazhuar një vajzë të mi.tur nga Gjilani.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se 26 vjeçari ka shantazhuar të miturën, 14-vjeçare, përmes rrjetit social Facebook, që të dalë të takohet me të dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse në të kundërtën ai do t’i zbulonte dhe do t’i publikonte disa fotografi të saj.

Në kërkesën për paraburgim thuhet se në ato fotografi, e mitura kishte dalë e zhveshur me ish të dashurin e saj, raporton kallxo.com.

Prokuroria Themelore në Gjilan në kërkesën për paraburgim ka cekur se për këtë vepër penale parashihet dënim me brug prej gjashtë deri në pesë vite.

‘Këto janë rrethana të cilat ashtu të sublimuara paraqesin rrethana veqanërisht rënduese për natyrën e veprës penale ,pasi që me këtë rast është bërë atak mbi nderin dhe autoritetin e një fëmije e që organet e drejtësisë e kanë për obligim në mbrojtjen e të mirës juridike që i përkasin njeriut në përgjithësi e në theks të vecantë të kësaj kategorije të ndjeshme –fëmijëve që mbrohen me konventat ndërkombëtare e që institucionet gjyqësore ,, si autoritet e kanë obligim për respektuar obligimet e njejta pozitive që bien mbi insitucionet e Kosovës’, thuhet në kërkesën e prokurorisë.

I pandehuri, 26 vjeçar gjendet nën masën e ndalimit që nga data 24 janar, ndërsa rasti ka ndodhur me 23 janar rreth orës 20:00.

Bazuar në provat, dëshimitë dhe fotografitë e mesazheve, prokuroria ka paraqitur kërkesën kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 26 vjeçarit.

Në kërkesën e Prokurorisë kërkohet nga Gjykatësi i procedurës paraprake pas seancës dëgjimore të pandehurit t’i shqiptojë masën e paraburgimit si masë e sigurisë së prezencës së të pandehurit në procedurë si dhe të pengohet obstrukcioni që mund t’i bëhet procesit të provuarit në njërën anë dhe shqetësimit të të dëmtuarës dhe familjarëve të saj nga ana tjetër.