Çfarë i bëri bashkë dy politikanët e njohur, Meta drekon me Berishën (foto)

Presidenti, Ilir Meta dhe ish-Kryeministri Sali Berisha kanë qeverisur së bashku për një mandat edhe pse në të kaluarën ata kanë qenë armiq të përbetuar politik. Dy politikanët më të njohur në vend kanë drekuar së bashku.

Dreka është organizuar nga Presidenca për nder të miqve të shquar pas akordimit të urdhërave të lartë shtetëror që ai ju akordoi për shërbimet e tyre të shquara ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Sali Berisha ka qenë i shoqëruar edhe nga gruaja e tij Lire Berisha.

Për këtë takim ish-kryeministri ka publikuar foto dhe ka shkruar: Album me foto me miqtë e shquar të Shqiperisë, zonjen Mary Eisenhower mbesë e ish -presidentit të SHBA, Eisenhower dhe Presidente e “People to Poeple International” dhe bashkëpuntorin e ngushtë të saj, mbartesin e medaljes së artë të Kongresit të SHBA, ambasadorin Theodor Britton dhe bashkshorten e tij. Fotot janë bërë pas një dreke që presidenti i Republikes, Ilir Meta shtroi për nder të miqve të shquar pas akordimit të urdherave të lartë shteteror që ai ju akordoi për sherbimet e tyre të shquara ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar”.