Ç’i ka ndodhur ish-ministres? Me zë të dridhur dhe lot në sy: S’do mjaftojë një jetë për ti kërkuar falje…

Ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbari ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Thumb on” në RTV Ora ku rrallëherë foli edhe për jetën private dhe si e ka pritur familja përfshirjen e saj në politikë. Mirela tregoi se nëna e saj ka vuajtur shumë ndërsa bashkëshorti e fëmijët i kanë dhënë shumë mbështetje.

“Kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga familje ime e madhe dhe e vogël. Nëna ime ka qenë një ndër njerëzit që e ka vuajtur më shumë këtë historinë e angazhimit tim në politik dhe vazhdon ende e kësaj dite. Nuk e pranon sot. E ka vuajtur shumë përbaltjen, poshtërimin, fyerjen, shpifjen që janë bashkudhëtarë të një pune të tillë, të paevitueshme. Nuk do më dalin vitet e jetës për ti kërkuar ndjesë asaj për të gjithë ankthin që i kam shkaktuar në këto vite.

Ndërsa pjesa tjetër e familjes, fëmijët e mi dhe bashkëshorti kanë qenë mbështetësit, më kanë dhënë kurajë por edhe kritikët më të mëdhenj. Absolutisht i kam mbajtur larg sepse nuk ka pse publiku të ketë kuriozitet për jetën time private të një politikani ndërkohë duhet të dijë gjithçka për jetën e tij dhe mënyrën sesi e menaxhon detyrën e vet”, tha Kumbaro.