Çifti i moderatorëve shqiptarë nuk fshihen më, fotografohen të përqafuar në bregdet

Ne mediat roze po perflitet se fundmi se moderatorja Bora Zamani se bashku me aktorin Donald Veshaj jane ne nje lidhje.

Ndonëse çifti nuk e kanë konfirmuar, faktet flasin të kundërtën.

Së fundmi, Donaldi ka publikuar disa foto në Instagram ku shfaqet në jug të Shqipërisë duke pushuar.

Mirëpo nga i njëjti vend ka publikuar foto edhe Bora, duke treguar që është me të.

Tek fotot e aktorit vihet re hija e tij dhe e një vajze në një shkëmb teksa shihen duke u përqafuar.

Vajza është me flokë të shkurtra dhe në këtë mënyrë të gjithë kanë nisur aludimet që në foto është pikërisht moderatorja e njohur.

Kujtojmë që dyshja, bashkë me vëllain e Donaldit, Romeon kanë vetëm pak kohë që kanë filluar emisionin e ri ‘Treshat’ në Vizion Plus.