Cigaret e Vilmës së “Check up” do shiten vetëm në kioskat e Vjollcës së “TOP”-it, Rama ndalon cigaret e hapura

Ligji i tregtimit monopol edhe për shitjen e cigareve me pakicë (paketa), i quajtur nga zyrtarët e qeverisë dhe deputetët e PS, si Ligji “2-V” (Vilma-Vjollca), tregon se Edi Rama vazhdon krijon kushte favorizuese kundër qytetarëve, për bizneset mafioze, me të cilët ka ortakëri, ose i bëjnë propagandë e përdoren prej tij, si “kobure mediatike” kundër armiqve brenda partisë e pushtetit të tij të degraduar, që prej 3 muajsh, po jep shpirt me gërhama në “ERTV”-në e Ramës, në telat me gjëmba të Ruçit , në tymueset e Lleshajt dhe “FB”-të e Endri Fugës.

Një monopol i ri tregu shumice, u paraqit për miratim në parlament nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet ministres Ogerta Manastirliu, lidhur me tregun e shitjes së cigareve për konsum pakice, që sipas Projekt-Ligjit dhe sipas informacioneve nga Dejtoria e Tatimeve, rezulton se do të bëhet, i përqendruar vetëm në një dorë klientele pushteti.

Duke nisur nga momenti i miratimit të ligjit e në vijim, cigaret blerje pakice nga qytetarët për konsum ditor, nuk do të shiten më në çdo njësi tregtare, por vetëm në kioskat, që do lincensohen nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Është absurde, që ministria e cila, ka detyrim vetëm të kontrollojë zbatimin higjenik, të ligjit për vendet e pirjes së duhanit, bëhet edhe organizuese e vendeve të shitjes së cigareve, sikur ëhstë minsitri ekonomie, apo agjencie tregtare.

Mirëpo skandali, qëndron në faktin se ky ligj, nuk ekziston në asnjë vend të botës, por Edi Ramës ia kanë sevirur oligarkët, që përveç monopolit të importit distributor të cigareve, të kenë edhe monopolin e tregut me pakicë, që tregtarët e vegjël, të mos kenë mundësi të fitojnë as 5-10 lekëshin, prej shtijes së tyre në kisoka, tezga e dyqane.

Sipas denoncimit që ka ardhur në “PAMFLETI”, konfirmuar dhe nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë e Drejtorisë Tatimeve, thuhet se cigarete që importon me shumicë Vilma e “Check-up”-it, do të shiten vetëm në kioskat e Vjollcës së “TOP”-it, rikthyer përsëri në mjediset publike, si monopol në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër e në qytete të tjera, por edhe në qytetet e vogla, ku Vjollca nuk ka vendosur akoma kioskat e saj, do autorizojë nga 1-2 kioska ekzistuese.

Sipas projekt-ligjit, do ketë ndëshkime me gjoba, sekuestro malli e mbyllje aktiviteti, për të gjithë ata, që do shesin cigare jashtë kioskave të Vjollcës dhe pa autorizimin e saj, gjë të cilën e sanksionon neni 2, ku thuhet: – “Pikat e shitjes së produkteve të duhanit, pajisen me një licencë të veçantë, me qëllim kufizimin e numrit, të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend”.

Mirëpo, çudia e monopolit me kioskat e Vjollcës së “TOP”-it, vazhdon dhe me leverdinë e Vilmës së “Check-up”-it, mbasi sipas Nenit Nr. 3 të Projekt-Ligjit “2-V”(Vilma-Vjollca), nuk do të shiten me cigare të hapura nën 10 copë, që do të thotë, se duhet të blesh paketat e Vilmës me 10 ose me 20 cigare.

Pas miratimit të ligjit, duhanxhinjtë nuk do blejnë më cigare te kioskat, kafenetë dhe mini-marketet e pallateve e lagjeve, por vetëm te kioskat e Vjollcës, ose te kioskat që do të autorizohen prej saj, si pjesë e licencës monopol, që do t’i japë Ogerta e Edi Ramës.

Janë afro 35 mijë pika të regjistruara, që shesin cigare në të gjithë vendin, por volumi i shitjes së tyre në tezga trotuaresh e nga shitës shëtitës, përbën afro 40% të sasisë totale që shitet, prandaj dhe Vjollca e “TOP”-it i ka rënë lapsit të leverdisë dhe të ardhurat nga këto shitje, do kalojnë në dorën e saj. /Pamfleti