Cili është vendimi drastik që ka marrë Arbana Osmani

Pas lajmeve që qarkulluan se Arbana Osmani është ndarë nga bashkëshorti i saj pas një lidhjeje martesore 16 vjecare, dhe ai ka ikur në Amerikën, moderatorja ka marrë një vendim.

Arbana vetë ka preferuar të mos reagojë ndaj këtyre pretendimeve, e as ndaj kritikave që i janë bërë për emisionin. Dhe së fundmi Arbana është dukur për “7 palë qejfe” pasi është shfaqur duke kënduar e kërcyer në ditëlindjen e njërës prej bashkëpunëtoreve të veta, shkruan IN. E sigurisht këto pamje ishin pjesë e lajmeve në të gjitha portalet e ndryshme. Mirëpo Arbana nuk i mbajti shumë në instastoryn e saj dhe i fshiu pa kaluar ende 24 orë. Pse vallë?