Ç’po ndodh mes çifit, Eduart Grishaj udhëton drejt Francës, por Arbana nuk përmbahet…

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj udhëtuan drejt Francës, për të qenë pjesë e ndeshjes së shumëpërfolur Shqipëri-Francë. Edhe pse ndeshja tashmë ka përfunduar, Arbana dhe Eduarti kanë vijuar dhe disa ditë relaksi në Paris.

Vendi i dashurisë dhe i romancës, duket se ka frymëzuar dhe Eduart Grishajn, që i ka bërë moderatores krahasimin e ëndërruar për çdo femër.

Duke pozuar përkrah kullës Eiffel, Arbana ka rrëmbyer vëmendjen e të dashurit të saj, që i bën komentin e bukur.

“Ja një rast kur kulla Eiffel është inferior”- i shkruan regjisori në foton e postuar në rrjete sociale.