Ç’po ndodh në Shkodër? Pas sk.andalit, pë.r.plasje të forta…

Pas publikimit të s.k.andalit për Valdrin Pjetrin dhe ak.uzave për t.r.afik d.r.oge, Shkodra pritet të kthehet në shesh-betejën e radhës mes kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha. Pjetri nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dë.nimin në Itali dhe nëse ak.uzat e hedhura nga opozita dalin të vërteta, ai nuk do të jetë kryebashkiaku i Shkodrës. Sipas Zërit të Amerikës, dokumentet e publikuara nga PD janë origjinale, ç’ka shton gjasat që Pjetri të mos ulet në karrigen e Voltana Ademit.

Topi për momentin është në fushën e prokurorisë dhe nëse ky institucion vërteton që Pjetri ka qenë i dënuar, atëherë ai do të shkarkohet, çka pritet të sjellë sërish përplasje Rama-Meta-Basha.

Sipas konstitucionalistevë, nëse Valdrin Pjetri shkarkohet, do të kemi zgjedhje të reja, por situata është mjaft komplekse.

Nëse prokuroria vërteton fajësinë e Valdrin Pjetrit para se ai të betohet, do të jetë Voltana Ademi ajo që do të vazhdoj të qëndrojë në krye të bashkisë deri sa të caktohet një datë e re nga KQZ. Por nëse vendimi i prokurorisë del pas betimit të tij, thonë ekspertët, atëherë Këshilli i Ministrave do të shpall të pavlefshëm mandatin e Pjetrit dhe i takon presidentit të caktojë një datë të re për vakancën që mund të krijohet në Shkodër. Deri sa të zgjidhet kryetari i ri, sipas Kumes i takon nënkryetarit të marrë drejtimin e bashkisë.

Paradoksi i Metës

Situata është krejtësisht paradoksale për kreun e shtetit. Duke qenë se Meta nuk e njeh 30 qershorin, si mund të kërkojë zgjedhje të reja për Shkodrën? A do kërkojë ai zgjedhje, pas zgjedhjeve që nuk i njohu?

Skenari i mundshëm është që presidenti të kërkojë që Shkodra të votojë më 13 tetor, datë e dekretuar prej tij, por që nuk njihet as nga maxhoranca, por as nga PD, e cila nuk u regjistrua në këto zgjedhje, ndryshe nga aleatët LSI-PR, që kanë dërguar kërkesë në KQZ. Më 15 gusht pritet të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër. Siç duket, zgjidhja e krizës mund të vijë nga Shkodra, ose presidenti do ta thellojë më tej atë.