Dalin pamjet, tritoli në Tiranë u vendos tek një lokal st.riptizmi

Një sasi tritoli është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të një lokali str.iptizmi të njohur tek stacioni i trenit në Tiranë.

Shpërthimi i tritolit ndodhi rreth orës 03:40 në afërsi të lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale P. F., duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

“Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç  dëme materiale,”informon policia.

Paraprakisht janë kryer veprimet e para hetimore ndërsa janë shoqëruar disa persona deri në këto momente.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.