Dasma iu shkatërrohet nga ish e dashura e dhëndrit, shkon e veshur si nuse dhe bën deklaratën e fortë

Duhet të ishte dita e tyre më e bukur, por nuk ndodhi kështu.

Një çift kinez që po bënte dasmën, u përball me një skenë dramatike që askush nuk do ta dëshironte.

Ka qenë ish e dashura e dhëndrit e cila prishi gjithçka. Ajo shkoi në ceremoninë e tyre e veshur si nuse dhe kërkoi që të ribashkohen.

Tridhjetë sekonda të një videoje të transmetuar nga mediet aziatike, tregojnë dy drama sentimentale: ato të çiftit që e kanë parë veten duke iu prishur dita më e bukur e jetës dhe ish e dashura e dhëndrit që duket e dëshpëruar.

Dy të porsamartuarit po shkonin drejt altarit dhe ish e dashura u shfaq papritur, e veshur si nuse. “Të lutem kthehu me mua”, thërriste ajo e dëshpëruar.