Deklarata ur.gjente/ Deputetët pr.obleme të mëdha me ko.rr.upsionin, ja kush u vu në shënjestër

Sipas Forumit kundër Ko.rrupsionit në Këshillin e Europës, Gjermania nuk ndërmerr mjaftueshëm masa kundër ko.rrupsionit. Bundestag-u bllokon rregullat për më shumë transparencë në rastet kur ka ko.nflikt interesi.

Parlamentarët gjermanë kanë nevojë për rregulla më të qarta lidhur me qasjen ndaj lobiistëve, përveç kësaj deputetët duhet të deklarojnë në mënyrë më të detajuar konfliktet private të interesit dhe pjesëmarrjet e tyre në sipërmarrje. Këtë e kërkon Forumi kundër Korrupsionit pranë Këshillit të Europës (GRECO). Gjermania nuk merr masa sa duhet kundër ryshfeteve dhe duhet urgjentisht të përmirësohet në këtë drejtim.

Rrezik nga konflikti i interesit

Gazeta “Tagesspiegel” në fund të javës së kaluar njoftoi për një raport të GRECO-s. Kjo gazetë shkruan, se deputetët në rast konflikti interesash duhet që të jenë të detyruar të deklarojnë  ad-hoc situatën e tyre. Forumi GRECO konkretisht kritikon faktin, që Bundestag-u e refuzon deklarimin e të ardhurave të deputetëve nga pjesëmarrje në aksione biznesi, nëse ata ndodhen nën kuotën e 25% të së drejtës së votës.

Delegacioni gjerman në Këshillin e Europës duhet t’i paraqesë një raport këtij forumi lidhur me këtë çështje më së voni deri në qershor 2020. Në këtë raport duhet të deklarohet zbatimi i rekomandimeve të GRECO, me seli në Strasburg, në luftën kundër korrupsionit në parlament.

Sipas GRECO-s, krahas Gjermanisë ndër të tjera edhe ndaj Bjellorusisë, Hungarisë, Francës, Irlandës dhe Austrisë, janë hapur procese për moszbatim të normave. Në fund të qershorit  GRECO hapi një të ashtuquajtur proces për mosrespektim normash kundër Gjermanisë, sepse sipas këtij forumi, në Gjermani nuk janë përfillur sa duhet rekomandimet e vitit 2015. Gjermania është kritikuar prej GRECO edhe për mungesë transparence në financimin e partive.

“Bilanc shkatërrues”

Transparency International (TI) e cilësoi bilancin e GRECO-s si “shkatërrues”. Qëndrimi bllokues i Bundestag-ut nuk mund të pranohet gjatë. “Parlamenti gjerman duhet të ketë rregulla të qarta për qasjen kundejt lobiistëve dhe duhet të angazhohet për një deklarim më të hapur të konfliktit të interesit”, tha Norman Loeckel, nëndrejtor i grupit të punës pranë TI.

Presidenti i Bundestag-ut Ëolfgang Schäuble tha, se Bundestag-u do të trajtojë rekomandimet e GRECO-s pas pushimeve të verës. “Jam i sigurtë, që grupet parlamentare do t’i verifikojnë me kujdes rekomandimet e këtij raporti në komisionin e normave, për të harmonizuar situatën ligjore gjermane me rekomandimet nga Strasburgu.”

Forumi kundër korrupsionit në raportin vjetor deklaroi, se në përgjithësi është në rënie kuota e zbatimit të rekomandimeve të GRECO. Vetëm gati 34 përqind e rekomandimeve janë aplikuar tërësisht në vendet anëtare vitin e kaluar.

Në forumin GRECO të themeluar më 1999 marrin pjesë ekspertë nga 48 vende të Europës dhe nga SHBA-ja. Ata rregullisht në periudha të caktuara kohore vlerësojnë përpjekjet e shteteve në luftën kundër korrupsionit pasiv dhe aktiv. Po ashtu në këtë forum formulohen rekomandimet për qeveritë dhe verifikohet se deri në ç’masë zbatohen ato.